Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, s’ka arritur t’i përmbush premtimet për realizimin në projekte mjedisore që ka bërë në bazë të memorandumeve të nënshkruara me OJQ “Ekovizoni”, njofton Llapi.info

Në monitorimin e memorandumeve asnjë zotim nga Komuna e Podujevës s’është përmbushur. Në të njëjtin figurojnë 8 zotimet e Agim Veliut, prej tyre katër zotime s’janë përmbushur, ndërsa katër të tjera të realizuara pjesërisht.

Veliu gjatë vitit 2018 nuk ka arritur të realizojë fare Hartimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis (2018-2022), pastaj funksionalizimin e sektorit të mjedisit brenda Komunës, të bëjë ndarjen e mbeturinave (letër, alumin dhe plastikë) në kontejnerë të veçantë në të gjitha institucionet komunale (administratë, shkolla dhe objekte shëndetësore) dhe shënjimin e shtegut për biçikleta në rrugët e qytetit.

No photo description available.

Sipas monitorimit të OJQ-së, Veliut ka realizuar pjesërisht katër zotime: Çdo vit fiskal Komuna të realizoj projekte për vetëdijesim, sistemi i grumbullimit të mbeturinave të shtrihet në të gjitha fshatrat deri në vitin 2021, në çdo vit të mbjellën drunj dekorativ dhe të mirëmbahen dhe ndërtimi i deponisë për materiale ndërtimore.

Përkundër këtyre, asnjë sipas këtij monitorimi, nuk është përmbushur krejtësisht nga ana e kreut të Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Ndërkaq, i pari i Podujevës në muajin prill të këtij viti ka nënshkruar me këtë OJQ edhe një memorandum në favor të interesit të përbashkët, që ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e rregullativës lokale në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave.

Qëllimi i marrëveshjes është sigurimi i bashkëpunimit të dakorduar midis palëve nënshkruese, në fushat siç janë: Ndryshimi dhe plotësimi e Rregullores Komunale për Menaxhim të Mbeturinave dhe hartimin e Rregullores Komunale për Mbrojtje të Mjedisit./Llapi.info