Arianit Bytyqi 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, të dy kondukterë me profesion, kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Pronari i kompanisë ‘Sharri Travel’, Ruzhdi Kurtishaj, pjesë e cilës ishin të rinjtë që vdiqën tragjikisht, është shprehur i tronditur me vdekjen e tyre.
“Ishte tronditje lajmi për vdekjen tuaj, Ishit shembull për të mirë. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Kutishaj në Facebook.
Kujtojmë, se për humbjen e dy jetëve, me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy të rinjtë gjetën vdekjen pasi ranë në humnerë teksa po kalonin nga një trase në tjetrën në autostratën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Duhël.