Kancelarja gjermane Angela Merkel thekson se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë evropiane, por ende ka shumë kushte për tu përmbushur.
“Shumë shtetas gjermanë kanë marrëdhënie personale me njerëzit e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani dhe përfaqësojnë një urë midis atyre vendeve. Qytetarët e këtij rajoni janë fqinjët tanë dhe perspektiva e tyre është të bëhen pjesë e BE’së, nëse ata i plotësojnë të gjitha kushtet”, tha Merkel.
Ajo thotë se edhe pse konfliktet ushtarake të viteve 1990 janë tejkaluar, ka ende mosmarrëveshje të hapura për t’u zgjidhur në ato vende. Në një video të postuar me rastin e Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, i cili, si pjesë e procesit të Berlinit do të mbahet të premten, në qytetin polak të Poznan, Merkel shpjegoi se qëllimi është për të hapur bisedimet midis vendeve përmes të cilave ato do të arrijnë një bashkëpunim më të mirë, përcjell reporteri.
“Sot situata në Ballkanin Perëndimor është e qetë, por ka sfida që duhet të zgjidhen dhe është e nevojshme për të përmbushur kushtet për përgatitjen e vendeve për pranimin në BE. Rruga është akoma e çrregullt”, tha Merkel.
Por ajo theksoi se në rajon ka shembuj pozitiv të dialogut, veçanërisht duke theksuar zgjidhjen e kontestit të në mes të Shkupit dhe Athinës rreth emrit.
“Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Tsipras kanë dëshmuar se mund të zgjidhen konfliktet, dhe me këtë rast i kanë hapur Maqedonisë Veriore perspektivën për të filluar negociatat e pranimit me BE dhe hyrjen e vendit në NATO”.
“Një shembull i tillë pozitiv duhet të jetë inkurajim për të zgjidhur problemet në Bosnje dhe Herzegovinë, si ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka theksuar kancelarja Merkel.
Sa për takimin e ardhshëm, Merkel tha se çdo vit diskutohet një problem i madh, siç është ndërtimi i infrastrukturës, dhe vuri në dukje se për këtë qëllim BE-ja ndihmon me financim.
“Ne duhet të ndërtojmë autostrada, hekurudha, rrugë .. sepse ne e dimë se, kur njerëzit janë të lidhur me infrastrukturë, pastaj do të vizitojë, shohin dhe takojnë më shumë njëri – tjetrin”.
Në Poznan më 5 korrik do të mbahet një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Merkel, me iniciativën e së cilës më 2014 filloi procesin e Berlinit, si proces i cili do të ndihmonte në përshpejtimin e digalogut dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të rajonit.