Pak para se të nisej lufta e fundit në Kosovë, ky objekt në fshatin Potok të Podujevës shërbente si shkollë e fshatit. Por, lufta ndërroi gjithçka. Ai objekt u kthye në një spital ushtarak i Zonës Operative të Llapit, shkruan Llapi.info.

U kryen mijëra vizita mjekësore, u shëruan qindra të plagosur dhe u kryen 430 operacione kirurgjike. Të gjitha këto janë të vendosura ende sipër një pllakate në këtë objekt, pllakat kjo e cila ka mbetur e paprekur përkundër objektit që tashmë është i katandisur.

No photo description available.

Në kohë lufte, ky spital ushtarak ofronte ndihma për të gjithë të plagosurit, teksa edhe ishin 118 pjesëtarë të angazhuar për këtë sektor të shëndetësisë. U kryen qindra operacione të luftëtarëve të Zonës Operative të Llapit. U është ofruar ndihmë qindra të plagosurve të ushtarëve të ZOLL gjatë luftimeve kundër okupatorëve serbë. Jo pak ish-ushtarë të UÇK-së gjatë luftës sidomos ata të rajonit të Llapit, u shëruan në këtë spital.

No photo description available.

Për t’iu dalë në ndihmë të gjithë të plagosurve, të gjithë stafi mjekësor ishin të gatshëm t’iu ofronim ndihmën e parë. Ishin 118 pjesëtarë të angazhuar për spitalin, e që kushtet për t’iu ofruar ndihmë ishin tejet të rënda, po aq edhe rastet.

Image may contain: outdoor

Një rast të tillë jo shumë kohë më parë e ka përkujtuar edhe ish-shefi i shtabit të Zonës Operative të Llapit t, Nuredin Ibishi. Ky i fundit në një postim në Facebook pati treguar plagët e rënda që i mori në Betejën e Sudullit, betejë kjo ku dëme të mëdha pësuan forcat barbare serbe.

Ish-shefi i shtabit të Zonës Operative të Llapit, Nuredin Ibishi, i njohur gjatë luftës me emrin “Leka”, ka kujtuar 20-vjetorin e Betejës së Surdullit, një prej ngjarjeve të luftës ku edhe ai mbeti i plagosur.

Image may contain: one or more people and food
Image may contain: 1 person

Në këtë betejë kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit, thyen dhe zmbrapsen forcat ushtarake-policore serbe, duke mbrojtur mbi 50,000 refugjatë në luginën e Turuçicës.

“Në kêtë betejë u plagosa rëndë edhe unë si Shefi i Shtabit, bashkëlufëtari im Korabi dhe disa pjesëtarë të UÇK-së. Ndërsa, forcat serbe pësuan humbje të mëdha me njerëz dhe teknikë ushtarake”, ka shkruar Ibishi.

Ai shprehet se kontributin e çmuar në këtë betejë e dhanë edhe personeli mjekësor në përbërje me doktorët Samiun dhe Meritën dhe të tjerë të cilët në vijën e parë të frontit ofruan ndihmën e parë për të plagosurit.

“Në spitalin ushtarak në Potok, sektori i sanitetit në krye me dr. Skender Muratin, dr. Riza Binishin dhe personelin mjekësor kryen operacionet e të lënduarve”, ka shkruar ai.

Edhe pse në ky objekt shërbeu për shërbime shëndetësore ku edhe morën qindra banorë, i njëjti ka mbetur pa përkujdesje dhe në gjendje të mjerueshme.

Se ky objekt ka mbetur në gjendje të mjerueshme dhe se institucionet e nivelit lokal dhe qendror e kanë lënë në harresë përkundër përjetimeve, e tregojnë edhe disa foto pak kohë më parë që i ka publikuar Mentor Tahiri, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

“Në planin ushtarak, dy datat e shkruara në këtë tabelë i japin historisë dy info me rëndësi. E para, 15 Shtator flet për konsolidimin e territoreve të lira në këto anë, spitali ushtarak ishte thellë në prapavijë dhe në qendër të një hapësirë tanimë jashtë kontrollit të forcave serbe. Data e dytë, 30 Prilli flet mbi rënien e kësaj zone të lirë, një territor i gjerë që shtrihej gati deri në Lupç të Poshtëm”.

“Në planin e humanizmit, 430 operacione kirurgjike, 2.780 vizita mjekësore, 118 pjesëtarë të angazhuar, flasin të gjitha. S’ka koment që plotëson më tutje.Në planin e vetëdijes së sotme, çdo gjë që shkruan në këtë tabelë dhe vetë gjendja ku është katandisur objekti, flet për ne dhe relacionin me këtë segment të luftës. Me 30 Prill 1999 Spitali Ushtarak u shkatërrua. Pas luftës u rinovua me fonde daneze. Nuk janë alienët ata që erdhën ta shkatërrojnë sërish”, ka shkruar Tahiri./Llapi.info

Image may contain: house, sky, tree, plant and outdoor