Sami Bulliqi i cili jeton në Evropë planifikonte që të investonte miliona euro në qytetin e Podujevës, të hapte vende të reja të punës.

Por, doli që një arkitekt i lidhur me një drejtor të Komunës së Podujevës e kishte mashtruar duke i shitur një dokument të thjeshtë në emër të projektit. E megjithatë Komuna ia dha leje.

Ai thotë së lidhjen me arkitektin që ia bëri projektin e që i doli që nuk është projekt, ia kishte krijuar Durim Salihu, që aktualisht është kryeinspektor në komunën e Podujevës, i cili pretendon se këtu ka gisht edhe vetë politikat e kryetarit të komunës.

“E kam akuzuar Durim Salihun që me ka njohur me arkitekt edhe kryetarin e Komunës së Podoujevës sepse jam plotësisht i bindur se në atë kohë ka pasur ndikum vetë politikat e kryetarit të Podujevës”, ka thënë Bulliqi.

Biznesmenët e huaj përballën në Kosovë me burokraci, e ryshfeti është kosto e parashikuar e investimit. InDoks në këtë emision do të sjell raste ku zyrtarë të shtetit u kapën me para në dorë, tëmarruara nga biznesmenë me nënshtetësi nga vendet e BE-së. Rrëfejnë edhe biznesmenë që u mashtruan nga zyrtarë të tjerë duke marrë leje pa projekt./Insjaderi

Për më shumë shikoni videon nga minuta 30:35