Foto ilustrim

Një person i kërkuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, njofton Llapi.info

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës në raportin e sotëm ka bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Podujevë 01.07.2019-16:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese të burgut në Dubravë”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info