Florijana Ismaili është zhdukur që nga e shtuna pasdite dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për gjetjen e saj. Mediat e huaja i kanë zbuluar hipotezat e para të arsyes së zhdukjes së futbollistes nga Kosova

Mediat e huaja shkruajnë se futbollistja nga Kosova, Florijana Ismaili mund të ketë pësuar goditje (shok) termik për shkak të ndryshimit të temperaturave para dhe pas futjes në ujë në liqenin e Comos në Itali. Futbollistja 24 vjeçare rezulton e zhdukur që nga e shtuna pasdite

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ta kërkojnë futbollisten e zhdukur nga Kosova, Florijana Ismaili.

Të martën kanë dalë hipoteza të reja, shkruan Gazeta Express.

Mediat e huaja shkruajnë se 24 vjeçarja mund të ketë pësuar shok (goditje) termik për shkak të ndryshimit të madh të temperaturave para dhe pas futjes së saj në ujë në liqenin e Comos në Itali.

Florijana ishte duke e kaluar fundjavën me një shoqe në një varkë në liqe, kur kërceu në ujë dhe më nuk doli nga ai.

Në atë ditë, temperatura regjistronte 33°C, ndërsa vajza ishte në gjendje perfekte për të notuar.

Mirëpo, ajo u zhduk menjëherë dhe nga ajo kohë zviceranët po e kërkojnë Ismailin.

Madje, është angazhuar edhe një robot, i aftë të gjurmojë edhe në thellësi prej 100 metrash, sa thuhet se është i thellë liqeni i Comos.

Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës është vënë në gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e futbollistes së zhdukur.