14 vjet burgim i ka dhënë Gjykata Themelore në Prizren të akuzuarit R.SH për krime lufte.
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale R.SH. me pseudonim “molla e kuqe” , nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës.
Kjo për shkak se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.
I akuzuari me iniciale R.SH. nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 14 vjet burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.