Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demalijaj, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Haradinaj nuk do t’i konvenonte LDK-së e Vetëvendosjes.

Demalijaj në Info Magazine pohoi se kjo gjë do të ishte e papranushme për këto parti opozitare pasi nuk janë të gatshme për asgjë.

”Kur flasim tek ushtria, nuk është punë fati sepse dy qeveri e kanë tërheq këtë ligj. Presidenti s’i shtynë ligjet por Kuvendi”.

”Deri në momentin kur ka ardhur ligji në lexim të dytë të gjithë kanë qenë skeptik. Secili kanë dalë dhe janë deklaruar se do të na prishin me miqtë ndërkombëtarë, këta kanë pritur dy të tretat e komunitetit serb për ta mundësuar atë. Por kjo ka ndodhur falë afërsisë së kryeministrit të Ramush Haradinajt”.

”E dimë edhe deklarata e presidentit, kur u lexua ligji, edhe ai ka qenë skeptik se a do të ndodhë. Edhe presidenti Thaçi i ka ngrënë fjalët e tij për dërgimin në lexim të dytë në Kuvend. Për të arsyetuar një diçka të ngjashme Qeveria Mustafa patën krijuar një komision dhe ju doli diçka e madhe sepse kishin pas menduar t’ua japin edhe pjesën e Veriut”.

”Ramush Haradinaj shkon në dialog në momentin kur flitet për njohje reciproke. Edhe LDK edhe Isa Mustafa e kanë kundërshtuar vazhdimisht Ramush Haradinajn për taksën. Kjo do të vazhdojë deri në momentin që të vendoset për njohje reciproke dhe jo ndryshim të kufijve”.

”Është iniciativa e 16-të deri tani që LDK e Vetëvendosje flasin për rrëzimin e qeverisë. Por më shumë nuk ju konvenon këtyre sesa PSD-së. Sepse nuk janë të gatshëm për asgjë, janë në proces zgjedhor LDK-ja dhe Vetëvendosja nisi me disa protesta si në Tiranë për të terrorizuar por e pa që nuk pati përkrahje hoqën dorë”.

Demalijaj ka komentuar edhe pretendimet se kryeministri Ramush Haradinaj i frikësohet udhëheqjes së dialogut, duke pohuar se ishte vendim i tij që akti më i madh i këtij dialogu të përmbyllet nga të gjitha subjektet politike.

”Aleancën e vlerëson populli. Kur flasim se pse se mori drejtimin e dialogut Ramush Haradinaj, pse nuk e mori pra edhe ish-kryeministri Isa Mustafa? Ka qenë kërkesë e të gjitha grupeve opozitare që Kuvendi të marrë pjesë në dialog. Kur është në pyetje për arritjen e një konsensusi Haradinaj iu ka dhënë këtë mundësi. Ramush Haradinaj nuk ka frikë për ta drejtuar dialogun”.

”Kryeministri Haradinaj ka kërkuar që Kosova dhe të gjitha subjektet ta përmbyllin aktin ma të madh të këtij dialogu që është njohja reciproke dhe të zhvillojmë aktivitetet tjera. Për koalicionin vendosin organet e partisë. 23 pika ka gjet Gjykata Kushtetuese, shkelje tek Asociacioni. Çdo Qeveri që vjen është e Kosovës dhe shpresoj të jetë në të mirën e Kosovës. Por shpresoj të vazhdojnë me praktikën që e bënë AAK-ja”.