Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se krijimi i Ekipit negociator nuk ishte gabim, ani pse Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar jokushtetuees atë.

Haradinaj ka thënë se krijimi i ekipit të dialogut nuk ka qenë gabim, pasi, sipas tij, disa shtete kanë krijuar trupa të ngjashëm, raporton KTV.

Ndërkaq, Fatmir Limaj, bashkëkryesues i Ekipit negociator, ka thënë se ky ekip nuk ekziston më, jo për shkak të vendimit të Kushtetueses, por, sipas tij, për arsye të largimit të PSD-së.

Në një intervistë në Rubikon, Limaj ka thënë se akoma nuk janë takuar me partnerët e koalicionit pas vendimit të Kushtetueses.

Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Ekipi negociator, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, është antikushtetues. Menjëherë pas këtij vendimi, Ahmeti dhe anëtarët e tjerë të PSD-së u larguan nga ky ekip.