Frank Lampard ka folur fjalët e para pas emërimit si trajner i klubit londinez, Chelsea.
Legjenda angleze është rikthyer në Stamford Bridge pas disa vitesh të kaluara si futbollistë në MLS, por edhe si trajner në Championship te Derby County.
41-vjeçari vjen si pasues i Maurizio Sarrit, i cili pas një viti të kaluar te Blutë kaloi te Juventusi.
Rikthimi te Chelsea e ka lumturuar jashtë mase Lampardin, i cili mezi pret të fillojë punën e re.
“Jam jashtëzakonisht krenar që po kthehem në Chelsea si kryetrajner”, ka thënë fillimisht Lampard pas emërimit.
“Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, por fokusi im i vetëm është puna dhe përgatitjet për para-sezon”.
“Jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë sukses të mëtejshëm në klub dhe nuk mund të pres që të fillojë këtë aventurë”, përfundoi anglezi.