Viktima është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa katër persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për veprën ‘vrasje në tentativë”,
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë e tipit 7.62.M-57, me numër serik, A77507 dhe një gëzhojë të shkrepur në rast.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datën 4 korrik 2019 Policia në Suharekë ka pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri te një pompë në Suharekë.
Ekipet e Policisë kanë reaguar menjëherë në mënyrë profesionale dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit ndërsa viktimës fillimisht i është dhënë ndihma e parë në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.
Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, Policia ka identifikuar gjithsej katër të dyshuar si pjesëmarrës:
· M. G. lindur me 1994 m/sh/k
· A. M. lindur me 1993 m/sh/k
· E. M. lindur me 1997 m/sh/k
· A. M. lindur me 1994 m/sh/k
Në vend të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar, një armë (pistoletë) të tipit 7.62.M-57, me numër serik, A77507 dhe një gëzhojë të shkrepur në rast.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari parë do të mbahet në ndalim policor prej 48 orëve, kurse të dyshuarit tjerë lirohen.
Viktima nga spitali rajonal Prizren, është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku është nën përkujdesje mjekësore.
Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.