Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen mjeteve financiare për organizatën “Let’s Do It Kosova”.

Pacolli me këtë rast ka thënë se ekzekutivi i vendit pa asnjë procedurë i ka ndarë 815 mijë euro kësaj organizate.

Sipas deputetës së LVV-së kjo organizatë nuk e bën pastrimin e Kosovës, por buxhetin e shtetit.

“Ta pastrojmë Kosovën, nuk e pastron Kosovën por buxhetin e shtetit”.

Më herët kishte edhe reagime të tjera lidhur me këtë edhe nga partitë e tjera opozitare.

Projekti "Ta pastrojmë Kosovën" nuk po i pastron mberurinat por buxhetin e shtetit. 815 mijë euro qeveria i ka ndarë për këtë projekt pa asnjë procedurë. #TAPASTROJMËKOSOVËNNGAHAJNAT

Gepostet von Fitore Pacolli am Donnerstag, 4. Juli 2019