Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, pasi një veturë ka goditur lokomotivën e trenit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, në kohën kur treni i udhëtarëve po kthehej nga Peja për në Prishtinë.

Dëshmitari i rastit V.B., i cili i ka dërguar fotografitë, ka treguar se nuk ka njerëz të lënduar.

Sipas fotografive, shihet vetura e tipit Passat, e cila është dëmtuar nga pjesa e përparme.

Lidhur me rastin Telegrafi ka tentuar të flas me policinë por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndërkaq duhet përmendur se gjatë këtij viti ka pasur disa raste të aksidenteve nga treni, prej tyre edhe me fatalitet.