Pak orë pasi u shkarkua nga detyra zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, deputetët e Kuvendit të Kosovës ironizuan me këtë veprim.
Korab Sejdiu e Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, s’e shohin veprim aq të madh sa në fakt do të duhej të bënte kryeministri Ramush Haradinaj me persona tjerë nëpër institucione.
“Në Kosovë, “në rregull është” nëse vjedhë, e zapton shtetin, e shkelë Kushtetutën, keqpërdorë, punëson militanta e familjarë pa meritë, abuzon dhe e falimenton shtetin, etj. Veç mos gabo me i rrezitë këmbët në xham të veturës, se kjo nuk tolerohet! #QeveriHajgare #PANHajnia #PoshtëQeveria #PaMoral #PaEtikë #KrimiBrinaNukKa #ZgjedhjetJanëZgjidhje #LDKdheVVbashkë”, ka shkruar deputeti Sejdiu.
Ndërkaq, Avdyli e ka përmendur ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn, i cili thotë se po keqpërdorë buxhetin e shtetit e do të duhej të shkarkohej.
“Qenka shkarkuar zv.ministri që ka mbajtë këmbët lartë në makinë. Mirë shumë. A thua kur do shkarkohen edhe ata dhjetëra zv.ministra që s’punojnë asgjë sepse edhe s’kanë çka të punojnë , përveç ti mbajnë këmbët lartë në tavolinat e tyre. Por para se të shkarkohen këta zv.minsitra që dëmtojnë buxhetin e Kosovës me 20.000 € në vit me pagat e tyre të pamerituara, duhet të shkarkohen ministrat me padi, që po dëmtojnë me miliona buxhetin si puna Pal Lekaj me shokë”, ka shkruar Avdyli.