Komuna e Podujevës vazhdon të jetë e injoruar nga qeveritë në fusha të ndryshme, ani pse në këto qeveri që nga paslufta ka pasur udhëheqës llapjanë, transmeton Llapi.info
Kështu ka thënë edhe shefi i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Haziri.
Sipas tij, të gjithë udhëheqësit që vijnë nga ky rajon s’i kanë përfaqësuar interesat e llapjanëve.
“Të vetmin projekt madhor që ata sollën ishte Burgu i Sigurisë së Lartë, me të cilin e burgosën Llapin nga shumë projekte të tjera edhe ato që filluan mbetën në gjysmë”, ka shkruar pos tjerash ai në Facebook./Llapi.info
Më poshtë postimi i plotë
Edhe pse Llapi i dha aq shumë Kosovës dhe bëri për Kosovën, qeveritë njëra pas tjetrës e harruan Llapin.
Kosova që nga pas lufta udhëhiqet zakonisht nga PDK, LDK dhe AAK të cilat parti patën në strukturat më të larta udhëheqës shumë llapjanë duke filluar nga presidenti Fatmir Sejdiu, Ministra si Agim Veliu dhe Skender Hyseni, zëvendës ministra e shumë e shumë deputetë që për fatin e keq ata kurrë nuk përfaqësuan interesat e llapjanëve.
Të vetmin projekt madhor që ata sollën ishte Burgu i Sigurisë së Lartë, me të cilin e burgosën Llapin nga shumë projekte të tjera edhe ato që filluan mbetën në gjysmë.
Pra, Llapi u harrua nga vet llapjanët.