Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për Kryeministër pasi sipas tij, kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.

Ai ka thënë se Kryeministrin Haradinaj nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që marrin dhe që kanë ndikim përtej ministrive respektive.

“Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovë zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn”.

“Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Hotit në Facebook.

Kosova ka nevojë për KRYEMINISTËR. Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie. Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të…

Gepostet von Avdullah Hoti am Freitag, 5. Juli 2019