Pak para se ta përfundonin orarin e punës, këta persona përfunduan me pranga në duar.

Ata u arrestuan si pjesë e një operacioni të madh të Policisë, për shkelje me patentë shoferë, raporton KTV.

Disa prej të arrestuarve, Policia mezi u gjeti vend për t’i marrë e dërguar në stacionin policor.

Ekzaminerë, staf administrativ, mjekë, kandidatë e edhe persona me pozita të tjera, u arrestuan gjatë aksionit masiv të Policisë së Kosovës.

Në bazë të burimeve të Kohës Ditore, dy prej të arrestuarve janë edhe zyrtarë që kanë pozita të larta në Ministri të Infrastrukturës.

Kohavisioni ka provuar të kontaktojë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për këtë rast, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

E, detaje të tjera nuk kanë dhënë asnjë nga institucionet e drejtësisë