Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Francë ku banorët e një fshati kanë arritur që të padisin një gjel për faktin se këndonte herët në mëngjes.

Ngjarja është regjistruar në Oreon, ku sipas CNN, gjeli me emrin Moris është paditur nga një çift të moshuarish me argumentin se shkaktonte ndotje akustike.

Pronarja e gjelit, Corinne Fesseau deklaroi se ankesat për gjelin nisën në prill të vitit 2017.

“Jetoj këtu prej 35 vitesh dhe kurrë gjeli nuk ka shqetësuar njeri. Unë shpresoj që këta njerëz që kanë ngritur padinë të kuptojnë se çfarë do të thotë jeta në fshat”

CNN raporton se gjykata pritet që të shpallë vendimin në datën 5 shtator të këtij viti.