Një aksident trafiku ka ndodhur para një ore në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Komoran. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, derisa me rastin po merren njesitet policore.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi sot gjatë ditës në Komoran të Drenasit.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha duke thënë se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
“Një aksident trafiku është shkaktuar në rrugen Prishtinë – Pejë, të perfshira janë 2 automjete, një person ka marr lëndime trupore, përderisa njësitet policore për menaxhim të autostradave janë marr me rastin”, ka thënë Hoxha.