Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së shpejti do të shkojë për vizitë zyrtare në Izrael.
Ajo është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan
Në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Çitaku thotë se kjo vizitë do të jetë e para e realizuar nga një diplomat kosovar në Izarel.
“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.
Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.