Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, pasi ky i funditi i ka thënë vazhdo të vajtosh se atë punë e bënë më së miri.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai vajton për njerëzit që po vriten në rrugë.
Ja postimi i plotë:
Zoti Minister Lekaj,
Une vajtoj dhe ndjej dhembje për njerëzit që po vriten në rrugë nga ata që zyrtarët e ministrise tuaj dyshohet se po ua shesin lejet e vozitjes, pa provim. Vetëm kriminelët mund të sillen me shpërfillje në këtë situatë.