Kosova është vendi i fundit në Evropë, shtetasit e të cilit nuk u lejohet të udhëtojnë në zonën Shengen, pa vizë turistike.

Vendi shpreson në Konferencën e Ballkanit Perëndimor.

Vendlindja e tij është si një burg, thotë Visar Kuçi.

“Ndjehesh si një kriminel i cili duhet të kalojë nëpër një kontroll të detajuar. Dhe pastaj humb një kohë të gjatë për të na marrë një vizë”. Nëse fare e merr një të tillë.

Visar Kuçi nuk është kriminel, ai është mjeshtër koncertesh i Filarmonisë së Kosovës.

Ai jeton në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës – ose siç thotë ai: “Në mes të Evropës, në vitin 2019 dhe jemi të izoluar, nuk mund ta kuptoj”. Shteti i vogël i ri, është edhe më tej i vetmi vend në Evropë, shtetasit e të cilit në zonën Shengen të BE-së lejohen të udhëtojnë vetëm me një vizë turistike.

Kur të premten të zhvillohet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan, do të debatohet gjithashtu edhe për heqjen e mundshme të vizave për Kosovën.

Në verën e vitit 2016, Komisioni Evropian vendosi që vendi të përmbushë të gjitha kriteret për një regjim pa viza – por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

“Kjo po zgjat shumë kohë”, thotë Visar Kuçi. “Në ndërkohë, njerëzit këtu kanë filluar ta humbasin besimin në BE, sepse kaq shumë është premtuar dhe kaq pak ka ndodhur”.

Nuk mund të merret aq lehtë një vizë

Visar Kuçi e di që është shumë e vështirë për të marrë një vizë si kosovar apo kosovare. Ai udhëton shumë si muzicient.

“Për mua është shumë e rëndësishme të udhëtoj në BE, në Gjermani, Austri, Francë – në vendlindjen e muzikës klasike”.

Ai shpesh mban koncerte me kolegët evropianë. Një herë është dashur ta anulojë një koncert për shkak se ai nuk kishte marrë termin në zyrë dhe për këtë arsye nuk ishte pajisur me vizë, megjithëse ai kishte aplikuar katër muaj më parë, shkruan “ZDF”, përcjell Shtegu.com.

Nuk ka termine – vetëm njëra nga shumë pengesat që duhet të tejkalosh në Kosovë, nëse doni të merrni një vizë: Duhet pasur një sasi relativisht të madhe parash në llogari. Gjithashtu nevojitet edhe mjaft kohë për të kaluar nëpër procesin e lodhshëm burokratik. Dhe duhet pasur parasysh se mund edhe të mos merret viza, edhe nëse plotësohen të gjitha kriteret. Ndodh shumë shpesh që shtetet e synuara po ua mohojnë vizat të rinjve – për shkak të frikës se nuk do të kthehen.

“Unë do të punoja më mirë në Kosovë sesa në Gjermani”

Visar Kuçi beson se shumica e njerëzve në fakt duan të qëndrojnë në Kosovë – të paktën nëse kanë të njëjtat të drejta si evropianët e tjerë.

“Por, nëse kjo nuk ndodhë, do të jetë një katastrofë e madhe, pasi shumica do të përpiqen të largohen ilegalisht”, thotë ai.

Dhe: “Unë më me dëshirë do të punoja në Kosovë, sesa në Gjermani apo kudo tjetër në Evropë”.

Mu ashtu sikur Avdi Shala. Ai është një inxhinier në industrinë e avionëve, studioi në Hamburg dhe pas përfundimit të trajnimit u kthye në Prishtinë – megjithëse ai pati mundësinë të vazhdojë të punojë në Gjermani. “Besova se shoqëria jonë kosovare ishte e aftë të zgjidhë problemet sociale dhe ekonomike – prandaj me çdo kusht dëshiroja të jem atje”.

Korrupsioni dhe nepotizmi

Por, pas kthimit në Kosovë, Avdiu nuk gjen punë. Dhe nuk është i vetmi. Shpesh ai takon njerëz të tjerë të kualifikuar që kërkojnë më kot punë. Nga njëra anë, në profesionin e tij ka vetëm pak vende të lira.

Por, Avdiu sheh një problem tjetër: “Partitë qeverisëse ndajnë të gjitha llojet e vendeve të punës mes tyre – dhe nëse nuk jeni në ndonjërin nga qarqet më të ngushta të partive, atëherë nuk keni asnjë mundësi”.

Në aviacion, shpalljet publike bëhen nga autoritetet. Avdiu tre herë kishte mundësinë të aplikonte – tre herë dikush tjetër e mori punën.

“Në të gjitha këto raste, ishin njerëz që nuk ishin të trajnuar dhe së fundmi dikush u punësua si zëvendësdrejtor i sigurisë së aviacionit, edhe pse kishte studiuar shkencat politike”.

Ai dëshiron të qëndrojë, por ndoshta duhet të largohet

Avdi Shala ka shkuar në gjykatë, ai ka paditur kundër kryeministrit dhe kundër Ministrisë së Infrastrukturës.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite, ende nuk ka vendim.

“Ne kemi punuar aq shumë për të ndërtuar këtu ekzistencën tonë, ne donim të jetonim këtu”, thotë ai, duke iu referuar bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

“Për fat të keq, tani po diskutojmë seriozisht mundësinë e emigrimit”.

Jashtë vendit, punëtorët e kualifikuar si ai janë të kërkuar. Avdiu ende nuk e di se si do të vazhdojnë gjërat për të dhe për familjen e tij. Ai po bisedon aktualisht me dy linja ajrore ndërkombëtare.

Konferenca e Ballkanit Perëndimor kthehet në iniciativën e Gjermanisë – të ashtuquajtur procesi i Berlinit. Çdo vit që nga viti 2014, dhjetë vende të BE-së janë takuar me vendet e Ballkanit Perëndimor për të nxitur zhvillimin e rajonit dhe për të mbështetur pranimin në BE.

Ballkani Perëndimor përfshin Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Në procesin e pranimit në BE, Serbia dhe Mali i Zi janë më të avancuara dhe negociatat janë në vazhdim. Megjithatë, rajoni që u shkatërrua në shtete individuale pas rënies së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, është konsideruar si pikë qendrore e Evropës. Mosmarrëveshjet etnike, territoriale dhe ekonomike nuk lënë vetëm Ballkanin Perëndimor.