Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma’s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryediplomatit serb, Ivica Daçiq i cili ka thënë se Kosova është një pikë qendrore e paqëndrueshmërisë në të gjithë Ballkanin.

“Kushdo tjetër në Evropën Juglindore po ta thoshte ketë që po e thotë Daçiq, me të drejtë njeriu do të pyeste: Njeriu që i ka shqiptuar këto fjalë a është normal? Po kush nuk e dinë se ku është “qendra e paqëndrueshmërisë në Ballkan”? Por, pasi kjo thuhet nga bashkëpunëtori e bashkëpartiaku i kriminelit më të madh të pas Luftës së Dytë Botërore në Europë, Ivica Daçiq, për çmendurinë e tij nuk besoj që dyshon ndonjë njeri normal që ecën vertikalisht në ketë pjesë të Evropës”, ka thënë Krasniqi.

Kjo është edhe një dëshmi tjetër se çdo masë që e kanë marrë e do ta marrin sot e nesër nga udhëheqësit e Kosovës ndaj Serbisë, e cila vazhdon të udhëhiqet nga këta kriminelë të dëshmuar si në kohë e po ashtu edhe në hapësirë, sipas Krasniqit do të jenë jo vetëm të drejta por edhe të domosdoshme.

Me ketë sortë të njerëzve, para tyre, çdo varje e qafës, sipas Krasniqit, është dështim dhe nënshtrim!

“Këta kriminel nuk njohin gjuhë e komunikim njerëzor! Prandaj, shpërbërja e ish Federatës Jugosllave është bërë me gjakderdhje të shumta. Amnistia e tolerimi i këtyre njerëzve do të thotë: Mungesë të paqes, të lirisë, të perspektivës e të mirëkuptimit në Ballkan”, ka thënë ai

Sipas Krasniqit, Ballkani e ballkanasit kanë perspektivë, por jo me këta kriminel në liri.