Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 20 vjetorin e rënies së tre vëllezërve Bytyqi.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se tre vëllezërit Bytyqi, lanë jetën e qetë në Amerikë dhe dëgjuan thirrjen e atdheut për çlirim.


“Ylli, Agroni dhe Mehmeti, tre vëllezërit Bytyqi, lanë jetën e qetë në Amerikë dhe dëgjuan thirrjen e atdheut për çlirim. Sot bëhen 20 vjet nga dita kur ata u vranë pabesisht nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb. Drejtësia për këta trima dhe për mijëra viktima të gjenocidit serb në Kosovë kurrë nuk do të mund të shmanget. Ajo ka për t’u vendosur gjithsesi. Lavdi heroizmit të vellezërve Bytyqi dhe gjithë heronjve të kombit tonë”, ka shkruar ai.