Portieri kosovar, Bledar Hajdini ka vendosur ta vazhdojë aventurën e tij te Llapi edhe për dy vitet e ardhshme, njofton Llapi.info

Hajdini ishte pjesë e Ballkanit të Therrandës në edicionin e kaluar në formë të huazimit.

Ai do të luajë në skuadrën e parë të Llapit në edicionin e ardhshëm, derisa nga klubi konsiderohet pjesë e rëndësishme e skuadrës.

“Bledar Hajdini së fundmi ishte pjesë e Ballkanit në formë huazimi, rikthehet tek Llapi dhe do jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në 2 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndryshe, nga Llapi është larguar portieri Eglant Haxho, i cili nënshkroi me Prishtinën./Llapi.info