Mesfushori shqiptar, Klodian Nuri para rreth një muaji nënshkroi kontratë 1-vjeçare me Llapin, njofton Llapi.info.

Lajmin e pati bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit nga Podujeva, duke treguar se Nuri më parë ka luajtur tek Shkëndija U19, Besa e Kavajës, Dinamo Tiranë dhe së fundmi tek Elbasani.

Mirëpo, marrëveshje dy-palësh ka përfundur sot, derisa është njoftuar se Nuri karrierën do ta vazhdojë në një ekip tjetër.

“Klubi njofton për ndërprerjen me konsensues të marrëveshjes me futbollistin Klodian Nuri. Pas një diskutimi të përbashkët mes klubit dhe futbollistit, vendosëm që mos ta pengojmë futbollistin për arsye të tij personale i cili do ta vazhdoj karrierën diku tjetër.Njëherit, pas përmbylljes së marrëveshjes së dyanshme, klubi falenderon Klodian Nurin për bashkëpunimin”, ka njoftuar sot klubi në një postim në Facebook./Llapi.info