Pothuajse dy muaj para fundit të merkatos verore, La Liga ka shpenzuar 930 milionë euro në trasnferim, më shumë se sezonin e kaluar për të arritur rekord historik. Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë, duke parë se afati kalimtar i verës do të mbyllet në fund të muajit gusht.
Me transferimin e Antoine Griezmann, La Liga ka shpenzuar më së shumti para në top 5 ligat evropiane në afatin kalimtar veror.
La Liga ka goditur fuqishëm deri më tani duke transferuar 88 lojtarë të cilët në total kanë kushtuar 930 milionë euro. Gjithçka është arritur në 42 ditë, ku gjithashtu janë regjistruar 89 shitje në vlerë 750 milionë euro, duke përfshirë edhe Griezmannin, raporton AS, transmeton Gazeta Express.
Pas La Ligës deri më tani, qëndrojnë Premier League (675 milionë), Serie A (674 milionë), Bundesliga (530 milionë), Ligue 1 (226) dhe Primeira Liga (Portugali, 101 milionë euro).
Real Madridi ka shpenzuar më së shumti deri më tani në Evropë, 305 milionë euro, derisa Atletico e ka blerë lojtarin më të shtrenjtë, 127 milionë euro.
Pas Realit vjen Barcelona me 233 milionë, Atletico 177,2 milionë.
Lojtarët më të shtrenjtë të verës; Joao Félix (127,2), Griezmann (120 milionë), Hazard (100 milionë), Lucas Hernández (80), De Jong (75 milionë), Rodrigo (70), Jovic (60 milionë) dhe Ndombelé (60). Në verën e vitit 2017, La Liga shpenzoi më së shumti në Evropë – 557 milionë, e udhëhequr nga Barcelona që shpenzoi 192 milionë.
Edhe këtë verë duket qartë se La Liga do të jetë liga që do të shpenzojë më së shumti në Evropë.