Milazim Kadriu, mësimdhënës, publicist e shkrimtar, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të rëndë, njofton Llapi.info
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Revuçë në ora 19:00.
Kadriu është përfaqësuar me poezi në mbi 50 vëllime poetike të autorëve tjerë (libra përkushtues), që janë botuar në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Maqedoni dhe në diasporë.
Kadriu për një kohë të gjatë ka punuar edhe si gazetar në portalin lokal, Llapi.info.
Milazim Kadriu ka shkruar këto vepra letrare:
“Lindi dielli” (poezi për fëmijë)-2000;
“Flakadani i lirisë” (50 autorë-100 poezi)-2012;
“Tri shkronja” (poezi për fëmijë)-2014;
“Uragani i lirisë” (20 autorë-55 poezi)-2017;
“Refleksione letrare” (kritikë)- 2017;
“Vështrime letrare” (kritikë)-2017;
“Përsiatje letrare” (kritikë)-2018;
“Ata që për liri u flijuan”-2018;
“Një krismë pushke për liri”-2019;
Bashkautor i monografisë “Feniksët e lirisë” (deri më tash janë botuar 17 libra)./Llapi.info