Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në Bërnicë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti për Llapi.info.
Ndëkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut./Llapi.info