Një shqiptar është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Ayia Mavra, në Athinë.
Mediat fqinje raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:20.
Shqiptari është goditur pas shpine dhe autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është duke vijuar hetimet, shkruan oranews, transmeton Klan Kosova.
Trupi i shqiptarit, i lindur në vitin 1986 u transferua në spitalin e Athinës ku iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore.