Mërgimtarët nga vendet e ndryshme kanë mësyrë Kosovën këtë vikend, njofton Llapi.info.
Pavarësisht faktit se numër i madh i mërgimtarëve kosovarë janë duke hyrë në Kosovë, përmes pikave kufitare me Serbinë, gjatë ditës së sotme nuk janë regjistruar kolona dhe pritje të gjata në kufi.
Sipas matjeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare për të hyrë në Kosovë pritet rreth 30 minuta, kurse në dalje të Kosovës 5-10 minuta.
Për dallim nga Merdarja, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet janë më të gjatë, përkatësisht deri në një orë./Llapi.info.