Komuna e Podujevës sot ka shpallur përfituesit e bursave për vitin akademik 2018/ 2019, shkruan Llapi.info
Sipas njoftimin të drejtorisë së Arsimit në Podujevë, përfituesit e këtyre bursave komunale duhet të sjellin (2 kopje) të letërnjoftimit dhe (2 kopje) të kartelës së bankës, në zyre të Mehmet Kastratit, në ish objektin e Gjykatës, më së largu deri më 26. 07. 2019. Ndërsa, ata të cilët nuk kanë letërnjoftim, paraprakisht të lajmërohen në zyrën e Mehmet Kastratit, në ish objektin e Gjykatës.
Në lista figurojnë 86 studentë, kurse 94 nxënës të shkollave të mesme./Llapi.info.