Kontributi i madh i dhënë nga Fadil Hodolli është shpërblyer me emërimin e një rruge kryesore në fshatin Llapashticë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Ish- drejtori i Financave në Komunë e Podujevës dhe kryetar i fshatit Llapashticë, Fadil Hodolli ka përfaqësuar denjësisht fshatin e tij, teksa edhe shumë projekte të mëdha kanë nisur sa ai ishte kryetar, siç ishin ndërtimi dhe meremetmi i shtëpive të djegura në bashkëpunim me një organizatë nga Gjermania dhe iniciator i rrugës kryesore Llapashticë – Podujevë.

Ndërkaq, Mr.Sc në Ekonomi, Fadil Hodolli i lindur në vitin 1960 në Llapashticë të Epërme para luftës ka punuar në Fabrikën e Armaturës (shef i analizës), ndërsa pas lufte ka qenë drejtor i Drejtorisë së Financave në Komunën e Podujevës. Hodolli ka qenë kryetar i Llapashticës dhe veprimtar i shquar.

Për kontributet e shumta të dhëna nga Hodolli, Komuna ka vendosur që rrugën kryesore ta emërojë pikërisht “Fadil Hodolli”.

Veprimtari i madh, Fadil Hodolli ndërroi jetë në vitin 2003./Llapi.info

No photo description available.
Image may contain: text
No photo description available.