Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot ka qenë i pranishëm në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Veliu provoi edhe profesionin e kombajnerit, teksa ka thënë se fermerët llapjanë janë të kënaqur me cilësinë dhe sasinë e grurit.

“Fushata e korrje-shirjes në komunën tonë është duke u zhvilluar me dinamikë optimale. Sot isha në fshatin Dumosh ku nga afër përcolla këtë fushatë. Fermerët llapjanë janë të kënaqur me cilësinë dhe sasinë e grurit në arat e tyre. Fermerëve tanë iu uroj korrje-shirje të suksesshme dhe t’i mbushin hambarët plot me bereqet!”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info

Image may contain: sky, cloud and outdoor
Image may contain: sky, cloud, outdoor and nature
Image may contain: 2 people, people standing, beard and outdoor