Pas vendimit për dorëheqje të Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së dhe kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, njofton Llapi.info.
Veliu ka thënë se dorëheqja e Haradinajt, sipas tij, ka dhënë shembullin e respektimit të organeve të drejtësisë, pasi sipas Veliut, tribunali ndërkombëtar është mekanizëm i drejtësisë, të cilin e ka pranuar Republika e Kosovës.
“Dorëheqja e Kyeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale është për keqardhje, për arsye se Haradinaj për të dytën herë po dorëhiqet për arsye të njëjtë, e për çfarë nga drejtësia ndërkombëtare është shpallur i pafajshëm. Me veprimin e sotëm Kryeministri Haradinaj ka dhënë shembullin e respektimit të organeve të drejtësisë, sepse tribunali ndërkomëtar është mekanizëm i drejtësisë, të cilin e ka pranuar Republika e Kosovës. Edhe sot, si çdo herë, jemi të bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”, ka shkruar Veliu në Facebook./Llapi.info