Bërlloku vend e pa vend, vazhdon të jetë problematik për qytetarët llapjanë, shkruan Llapi.info.

Përveç mbeturinave të shumta që në disa lokacione mund të quhen edhe deponi, te vendi i quajtur “Pazari i Druve” në këtë Komunë banorët kanë një hall tjetër. Atje po hidhen edhe mbetje të kafshëve.

Në bazë të fotografive të dërguara në Llapi.info, shihen thasë e paketime të ndryshme me mbetje të kafshëve.

Derisa ato lihen përkitazi me shtëpi të banueshme, të njëjta janë duke krijuar edhe aromë të pa këndshme. Për këtë disa banorë po ndihen edhe të rrezikuar nga ndotja e tepërt, nga e cila mund të vije edhe ndonjë epidemi./Llapi.info