Migrimi i qytetarëve nga Kosova për në vendet tjera për vitin 2018 ishte rritur dukshëm, shkruan Llapi.info.

Të dhënat vjetore statistikore mbi popullsinë (demografinë), kanë treguar se bilanci i migrimit ndërkombëtar në vitin 2018 ishte 21 mijë e 402 persona.

Migrimi kishte prekur edhe Podujevën. E sipas një raporti të ASK-së, në vitin 2018 (972) qytetarë iu larguan Komunës së Podujevës.

Ndërkaq, Komunës që më së shumti iu larguan banorët është Gjilani me 2,278 banorë, pastaj Fushë Kosova me 1,039 banorë, Kamenica me 1,256 banorë, Rahoveci me 1,609 banorë, Peja me 1,168 banorë, Malisheva ne 1,643 banorë e kështu me radhë.

Në total, bilanci i migrimit ndërkombëtar i 38 komunave ishte 21 mijë e 403 persona që u shpërngulën jashtë vendit.

Arsyet kryesore të emigrimit konsiderohet të jenë ato ekonomike dhe sociale./Llapi.info