Shkruan Enver Robelli:

LDK gjendet para një vendimi: a do të jetë patericë apo parti? Si patericë e kemi parë. Ka qenë e tmerrshme, e neveritshme. Shumë halle që sot i ka Kosova nuk do të ekzistonin po të mos kishte qenë LDK patericë. Ka ardhur koha të jetë parti. Parti politike. Jo parti e atyre që pinë duhan (tinëz) e shesin mend nga 23 dhjetori i vitit 1989 dhe nuk bëjnë gjë tjetër përveçse i shërbejnë të tjerëve dhe vjedhin sidomos në nivele komunale. Jo parti e inatçinjve nga azili i pleqve që s’kanë asnjë vizion përveç inatit. LDK duhet të jetë parti që nuk ngurron të ballafaqohet me problemet e mëdha të këtij vendi. Parti që nuk bën kompromise me krerët e krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe më të organizuar. Parti që nuk jeton vetëm nga fama e së kaluarës, por edhe nga jetësimi në të ardhmen i idealeve të Fehmi Aganit – për Kosovën Republikë, për Kosovën shtet funksional, për Kosovën që e vë në vepër drejtësinë sociale, për Kosovën që e bën krenar çdo qytetar – me punë e përkushtim. Kosova e tanishme e “komandantëve” është Kosovë e vjedhur, e përbuzur, është Kosovë e tenderëve të manipuluar, e lojërave të “fatit”, e bixhozit jo vetëm politik, e nënshtrimit të drejtësisë. LDK duhet të kërkojë aleatë për ta mbyllur këtë kapitull të errët të Kosovës. Dhe aleatët nuk i gjen te partitë që janë në pushtet dhe te shërbëtorët e tyre në “opozitë”.

LDK gjendet para një vendimi: a do të jetë patericë apo parti? Si patericë e kemi parë. Ka qenë e tmerrshme, e…

Gepostet von Enver Robelli am Samstag, 27. Juli 2019