Komuna e Podujevës ka dalë keq në nivelin e transparencës në raportin e Institutit Demokrat të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Sipas këtij raporti, kjo komunë e cila udhëhiqet nga Agim Veliu është vlerësuar me 0 për qind të transparencës në prokurimin publik.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari në Kuvendin Komunal të Podujevës nga radhët e LVV-së, Fitim Muçolli.

“0% transparencë . Për këtë do të mbahet mend gjithmonë kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu. E kjo duket të jetë rezultat i keqmenaxhimit për të cilën komuna ka qenë gjithmonë shënjestër e kritikave e që edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje vazhdimisht kemi raportuar për raste të caktuara.

Në raportin e transparencës komunale të Institutit Demokrat të Kosovës thuhet se komuna gjatë tri viteve të fundit është vlerësuar me 0% në transparencën në prokurim publik, mbi 800 të bëra publikë në KRPP vetëm 2 janë publikuar në uebfaqe të komunës së Podujevës.

E gjendje pak më e mirë është paraqitur për transparencë buxhetore, këtë vit ka pas rritje të raportorëve buxhetore të publikuara në uebfaqen e komunës”, ka shkruar Muçolli në një postim në Facebook./Llapi.info

No photo description available.