Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj të dyshuar në Podujevë, dy prej tyre me nënshtetësi të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete, njofton Llapi.info.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes.

“Podujevë 27.07.2019-02:27. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, dy prej tyre me nënshtetësi të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thotë Policia./Llapi.info