Ka nisur edhe zyrtarisht vjelja e mjaltit në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka nxjerrë në Facebook mjaltin e kultivuesve të shoqatës “E bukura Mbretëreshë”, në fshatin Potok të kësaj komune.

“Bashkë me anëtarë të Shoqatës “E bukura mbretëreshë” sot në Potok filluam sezonin e vjeljes së mjaltit Mjaltin e Llapit do ta bëjmë brend të njohur. Krahas kësaj do ta rrisim edhe mbështetjen për bletarët llapjanë”, ka shkruar Veliu në rrjetin social, Facebook.

Image may contain: 1 person, eating and outdoor

Në fotografitë e publikuara nga i pari i Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, shihet duke e shijuar mjaltin. Por, a do jetë edhe më i ëmbël muaji gusht për Agim Veliun? Pikërisht me 3 gusht do të zyrtarizohet edhe kryetari i ri i LDK-së, e ambicien për të marrë ‘timonin’ e kësaj partie e ka shprehur vetë Veliu.

Për t’u bërë kryetar i LDK-së, përveç Veliut, ambicie ka shprehur edhe Fatmir Sejdiu dhe Lutfi Haziri.

Sejdiu ka thënë se është i gatshëm ta marrë udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por ka thënë se gjithçka do të bëhet e ditur në Kuvend./Llapi.info

Image may contain: 1 person, outdoor
Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting, child and outdoor