Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës. Pa dhënë detaje tjera, PK thotë se njëri person është arrestuar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/shqiptar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK, duke mos treguar se kush është sulmuar.
Ndërsa, rreth orës 15:00 në këtë komunë, një person i kërkuar është arrestuar nga Policia. Arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, ka bërë të ditur Policia./Llapi.info