Në vitin 2011 kishte filluar faza e dytë e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit “Llap”.
Vazhdimi i këtyre punimeve arrinte shumën mbi 230 mijë euro. Por, punimet e bëra atëherë, tani kanë filluar të prishen.
Në fotot e bëra nga portali “Llapi.info” shihet se në një pjesë të shtratit të lumit “Llap” kanë filluar të bien gurët. Madje, në lumë gjenden mbeturina të ndryshme.
Punimet për rregullimin e shtratit të lumit “Llap” i ka bërë kompania “Bini”./Llapi.info