Mërgimtarët po presin me orë të tëra në Merdare për ta lëshuar Kosovën, shkruan Llapi.info.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare, qytetarët duhet të presin deri në 6 orë, pasi që kolona e automjeteve në këtë vendkalim kufitar ka arritur deri në 1700 metra.
Ndërkaq, pritja për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare shkon deri në 4 orë.
Për dallim nga Merdarja, në pikëkalimet tjera kufitare të Kosovës kolonat dhe pritjet janë më të shkurtra.
Ndryshe, mërgimtarët vazhdimisht ballafaqohen me vonesa të shumta në kufi me Serbinë./Llapi.info