Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, teksa mësohet se përveç dëmeve materiale s’ka persona të lënduar.

Në bazë të pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihen ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 73 aksidente, prej tyre sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 23 kanë përfunduar me të lënduar./Llapi.info