Nga Orllani të organizuar qytetarë të shumtë shkuan të festojnë ditën e fshatit Brainë të Podujevës.

Në destinacion ata u pritën nga bashkëfshatarët e tyre të cilët thanë se organizimi bëhet për nderim të të rënëve për liri.

Për banorët që janë rezidentë atje, ky është rast i mirë për t’i parë brainasit të bashkuar si më parë.