Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i lënduar lehtë, teksa ka pësuar vetëm gërvishtje.

Në bazë të pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihen ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Duhet përkujtuar se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 96 aksidente, prej tyre sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 33 kanë përfunduar me të lënduar./Llapi.info