Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë, ndërsa si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë një 4-vjeçe, raporton Llapi.info.
Burime të sigurta të Llapi.info bëjnë të ditura se dy këmbësorët janë goditur në momentin kur kanë dashur të kalojnë rrugën në zebra. Nënë e bijë u goditen me veturë rreth orës 11:30, ndërsa kalimtarë të rastit i kanë dërguar në Emergjencën e Podujevës. Sipas dëshmitarëve, Policia është vonuar për rreth 1 orë.
Llapi.info mëson se nënë e vajzë janë goditur, ndërsa 4-vjecarja është goditur më rëndë me ç’rast edhe ka ndërruar jetë. Vetura ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“A.Rr. femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar PK.
Llapi.info ka siguruar pamjet nga momenti i aksidentit./Llapi.info