Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në Podujevë kanë ndodhur dy aksidente dhe një vjedhje.

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Rr. “Ilir Konushefci”. Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në Rr. “Skendërbeu” po ashtu mes dy veturave.

Sipas policisë të dy aksidentet kanë qenë pa lëndime në njerëz.

Poashtu, në 24 orët e fundit në Podujevë, përkatësisht në Rr. “Ilir Konushefci” ka ndodhu një vjedhje, me ç’rast është vjedhur ari nga një shtëpi me vlerë 50euro.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar tetë gjoba për kundërvajtje./Llapi.info